Berisha: Nesër nis mosbindja civile, kemi 3 vite që e paralajmërojmë!

Opozita ka thirrur të hënën një protestë kombëtare pa fjalime, për të cilën thotë se është fillimi i “mosbindjes civile”. Në një fjalë të fundit para protestës së të hënës, Berisha tha se mosbindja do të jetë pa kthim deri në arritjen e qeverisë teknike.

“Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës” u shpreh Berisha.

Ende nuk është e qartë nëse mosbindja civile për të cilën bën thirrje Berisha, është konceptuar si një seri protestash kundër qeverisë apo do të jetë një protestë e pandalur, si në rastin e “çadrës”, me të cilën Lulzim Basha arriti të bëhet pjesë e qeverisë teknike me Edi Ramën. Në fjalimin e tij këtë të dielë, Berisha foli për “sakrifica të qytetarëve” në mosbindjen civile të paralajmëruar.

Policia ka njoftuar bllokimin e rrugëve të hënën pas orës 18:00 në të gjitha pikat kyçe të Tiranës dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet me automjetet e tyre.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top