Përmbytje në Vlorë/ Prokuroria nis verifikimet, sistemi i kullimit nuk funksionoi

Dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytja e shiut në Vlorë, pritet të iniciojnë nisjen e një dosje penale në prokurorinë e qytetit bregdetar. Në fokus të hetimit, janë zyrtarë të Bashkisë Vlorë, Ujësjellësit, administratorët e Ndërmarjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit si dhe ndërmarja e menaxhimit të ujrave dhe bordi i kullimit në Vlorë.

Mësohet se shkak për nisjen e hetimeve janë bërë raportimet e shumta në media, ku qytetarët e Vlorës janë shprehur se kanë bërë kërkesa për pastrimin e kanalizimeve, por askush nuk i ka dëgjuar në institucione. Verifikimet pritet të nisin këtë javë, duke sekuestruara dokumentacionin dhe rregulloren e bashkisë, por dhe marjen në pyetje të personave që kanë për detyrë të mirëmbajnë dhe kujdesën për sistemin menaxhimit të ujrave në qytetin e Vlorës.

Shumë prej punëve, si pastrim dhe sistemimi i kanaleve dhe pusetave të kullimit, janë raportuar si të përfundura por reliasht asgjë nuk është kryer dhe asgjë nuk ka funksionuar. Për më tepër, nuk ka funksionuar njëri nga hidrovorët që shërben për largimin e ujit si dhe një sistem i tërë kanalizimesh të nëndheshme, që për një kohë të gjatë nuk është pastruar nga ana e bashkisë së Vlorës.

Megjithëse stuhia e shiut ka përfunduar 3 ditë më parë, prania e ujit dhe balta, vijojnë të jenë prezente në shumë lagje të Vlorës, ku banesa dhe garazhet e pallateve vijojnë të qëndrojnë të përmbytur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top