OKB refuzon kërkesën e Izraelit për të zhvendosur diplomatët nga Libani

Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban thanë se nuk do të lënë pozicionet e tyre në jug, pavarësisht se tha se Izraeli ka kërkuar që ata të “zhvendosen”.

“Më 30 shtator, ushtria izraelite ka njoftuar forcat paqeruajtëse për qëllimin e saj për të ndërmarrë një inkursion të kufizuar tokësor në Liban, Ata na kanë kërkuar që ne të zhvendosemi nga disa pozicione”, tha Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban.

“Paqëruejtësit vazhdojnë të jenë në të gjitha pozicionet dhe flamuri i OKB-së vazhdon të valojë. Ne rregullisht ndryshojmë pozicionin tonë dhe veprimet tona dhe kemi plane të gatshme, të cilat mund të zbatohen nëse është e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij kundër Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit që nga 23 shtatori. Kjo ka sjellë më shumë se 1.110 viktima dhe ka detyruar qindra mijëra që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top