Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë. Kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).
Surpriza është Adrion Pajaziti, i etiketuar shpesh në radhët e U-21 si Demollari i ri. Nuk ia ka dalë të rikuperohet Rei Manaj, ndërsa ka mbetur jashtë Etrit Berisha, ende pa skuadër. Kështu, për të mbrojtur portën janë thirrur nga Sylvinho Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri.
Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi. Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.
⚫ ̈ ⚫
Trajneri Silvinjo ka përzgjedhur 2️⃣4️⃣ lojtarë për ndeshjet e Nations League kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë
Çeki
️ 11 tetor, 20:45, ️ "Epet Arena", PragëGjeorgji
️ 14 tetor, 18:00, ️ "Mikheil Meskhi", Tbilisi pic.twitter.com/fGB9qD3f4h— FSHF (@FSHForg) October 4, 2024