Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin dhe reshjet e mëdha të shiut ditwn e sotme kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete të vendit. Tirana ka pasur përmbytje në disa zona ku duket se niveli i lartë i reshjeve ka bërë që të bllokohen tubacionet dhe uji të shkaktojë përmbytje në disa rrugë kryesore.
Kjo gjë ka bërë që edhe trafiku të jetë i rënduar pasi makinat mezi arrijnë të qarkullojnë.