Gjimshiti, Atalanta pret të mësojë shkallën e dëmtimit: Sylvinho rrezikon ta humbasë për kombëtaren

Atalanta tregoi një nivel të lartë dhe rrëmbeu fitoren e parë sezonale në Champions duke shkatërruar në fushën neutrale të Gelsenkirchen, 0-3 Shakhtar. Të vetmet nota negative mbeten dëmtimet e qendërmbrojtësit Berat Gjimshiti, i cili mbeti në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë për shkak të një problemi në ijën e majtë dhe të Kossounou. Gjendja e tyre duhet të vlerësohet, por ka një shqetësim duke pasur parasysh emergjencën mbrojtëse.

Gjimshiti vuajti edhe në shtator një dëmtim, që e mbajti larg kombëtares në dy ndeshjet e Nations League kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Në mbrëmjen e djeshme të Champions League, mbrojtësi kuqezi pati një problemi me ijën, një arsye që e shtyu trajnerin Gian Piero Gasperini ta zëvendësonte duke futur Pasalic pas pushimit të ndeshjes, me de Roon që u tërhoq në vijën e mbrojtësve.

Situata për mbrojtësin shqiptar duhet të qartësohet, sepse edhe tekniku Gasperini e evitoi komentin kur erdhi puna te Gjimshiti. “Për dëmtimet kemi shpresë sepse Hien mund të rikethehet që ditën tjetër dhe për Kossonou duhet të jenë vetëm ngërçe. Kur luan shumë ndeshje, mjafton edhe një tërheqje për të humbur 5 gara”. Pra, një frymëmarrje lehtësimi për bergamaskët me Hien dhe Kossounou, të cilët mund të jenë gati për ndeshjen e radhës të kampionatit kundër Genoas, të planifikuar për të shtunën më 5 tetor në orën 18:00 në stadiumin Geëiss. Për momentin Godfrey, De Roon e Kolasinac janë tre mbrojtësit e vetëm në dispozicion të teknikut.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top