Ilir Proda merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezanton Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë teksa u shpreh se ceremonia e betimit të Prodës do bëhet kur të zgjidhen edhe drejtuesit e 12 qarqeve. Hoxha u shpreh se emërimi i Prodës në krye të Policisë së Shtetit do të sjellë një dinamikë tjetër në organizatën e policisë.

“Sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjes së organizatës së policisë për tu rritur dhe zhvilluar profesionalisht. E vetmja vështirësi e drejtorit të ri edhe kjo në aspektin pozitiv mbetet standardi ku është ngritur policia e shtetit e cila duhet të vijë në rritje dhe konsolidim”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij Proda tha se në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim të tij personal betohet për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit.

“I nderuar zoti ministër i brendshme, në këtë çast solemn të veprës së të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti, për gjakun e punonjësve të policisë të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”, tha Proda.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top