“S’do lejojmë normalitet”/ PD paralajmëron bllokim të seancës plenare, 24 deputetë të përjashtuar

Parlamenti do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare e cila pritet të karakterizohet nga aksioni opozitar që Partia Demokratike ka marrë pas dënimit me 1 vit të Ervis Salianjit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.

Kjo u paralajmërua dje nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi por pa dhënë më shumë detaje nga aksioni politik që do të ndërmerret.

“Sa i takon seancës së nesërme grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme” tha Bardhi dje.

Sot hyn në fuqi vendimi i sekretariatit të etikës që përjashton 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave.

Ndëshkimin më të madh e kanë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, e deputeti demokrat Bledion Nallbati me 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Dy muaj përjashtim u vendos edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili qëlloi me këmbën e karriges në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. Ndërsa për 20 deputetët e tjerë që i nxorrën karriget në oborr të parlamentit, aty ku i vunë flakën, u dha përjashtim 40 ditë. Vetëm për Edi Palokën, në mesin e 24 të ndëshkuarve pati amnisti, pasi ky i fundit u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top