Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje me aleatët e saj në orën 12:00, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jenë protesta e 7 tetorit dhe aksioni opozitar. Takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.
PD ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Parlamentit. Po ashtu deputetët e opozitës bojkotuan punën e Komisioneve Parlamentare, me përjashtim të Komisionit për Çështjet Europiane, ku Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, mbajtën qëndrimin zyrtar të PD-së lidhur me procesin e integrimit.
Më 7 tetor Partia Demokratike ka thirrur një protestë e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile. Opozita akuzon Ramën lidhur më dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.