Video/ Endrick humb mendjen, godet me gju në gjenitale mbrojtësin e Alaves: Arbitri e Var e falën

Një gjest i çmendur, i pamatur. Por nuk u ndëshkua siç duhet. Kthehen polemikat ndaj arbitrave në Spanjë: me Real Madrid në qendër, sërish. Ajo që shkaktoi diskutim ishte një episod i ndodhur në ndeshjen e fundit të La Liga, luajtur mbrëmjen e së martës dhe fituar me rezultatin 3-2, ndaj Alaves. Rreth dhjetë minuta nga fundi, Endrick goditi me gju në gjenitale një lojtar kundërshtar.

Një reagim i pamatur, me rrethanë rënduese se ndodhi me topin larg, që ndezi protestat e skuadrës së Luis Garcia Plaza dhe jo vetëm. E gjitha sepse talenti i ri brazilian ja hodhi vetëm me një karton të verdhë. Një vendim mjaft befasues, sidomos pas rishikimit të imazheve. Gjesti i Endrick u shfaq i qëllimshëm, për përjashtim direkt. Megjithatë, arbitri zgjodhi paralajmërimin dhe, akoma më e rëndë, VAR-i nuk ndërhyri.

VETËM E VERDHË! POLEMIKA NË SPANJË
Në minutën e 81′ të Real Madrid-Alaves, skuadra e Ancelottit po udhëheq ndeshjen me një rezultat komod 3-0, falë golave të Vazquez, Mbappé dhe Rodrygo. Ndërsa Los Blancos sulmonin në të djathtë, në qendër të zonës, me topin larg, Endrick i përgjigjet tërheqjeve të Mouriños me një reagim vërtet të ekzagjeruar. Brazilini goditi me gju mbrojtësin kundërshtar në gjenitale. Lojtari i Alaves mbeti përtokë, dhe arbitri Ruiz ndaloi lojën për të kontrolluar gjendjen e tij. Ndërkohë, VAR kishte kohë për të parë imazhet dhe për të kuptuar në detaje atë që ndodhi. Nga riprodhimi është e qartë se gjesti i Endrick duhet të ndëshkohej me përjashtim. E në vend të kësaj arbitri, i pa thirrur në monitor, tregoi kartonin e verdhë.

TËRBIMI I TRAJNERIT TË ALAVES
Vendimi i arbitrit zemëroi Alaves, veçanërisht trajnerin Luis Garcia Plaza, i cili pas ndeshjes – siç raportohet nga FanPage – tha: “Ishte i kuq. Ishte i kuq dhe kaq. Pastaj ata mund të kishin shënuar tre gola të tjerë, kjo nuk llogaritet. Ata duhet ta kishin përfunduar ndeshjen me 10 lojtarë. Unë e kuptoj që arbitri nuk e pa, por për këtë është VAR. Është i kuq sepse është një goditje e destinuar vetëm për të bërë keq”. Një episod që ndezi polemika në të gjithë Spanjën. Me Real Madrid, sërish në qendër.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top