Këto ditë në Mynih po festohet Octoberfest, festivali i famshëm gjerman i birrës. Shumë personazhe publike fluturuan në Bavari për këtë rast, duke përfshirë edhe shumë sportistë. Por kaq shumë birrë në një moment të caktuar nxjerr në dritë edhe ndonjë episod të pafat, si i ndodhi Jens Lehmann.
LEHMANN ARRESTOHET NË OKTOBERFEST
Ish-portieri gjerman, legjenda e Arsenalit të të pathyeshmëve dhe e Borussia Dortmund, me një të kaluar edhe në Itali, te Milani në sezonin 1998-99, Jens Lehmann u arrestua në Mynih. 54 vjeçari, në Octoberfest, mori pjesë i veshur në mënyrë tradicionale dhe u lëshua në vallëzime në gjendje të dehur në stendën e goditjes në shenjë. Arrestimi i ish-futbollistit, megjithatë, është bërë se po drejtonte makinën në gjendje të dehur, të paktën sipas asaj që raporton Bild.
Kur policia e ndaloi, Lehmann lëkundej dhe mbante erë alkool. Kur nuk pranoi të frynte në etilometër, ish-portieri i Gjermanisë u dërgua në komisariat, ku iu konfiskua leja e drejtimit, ndërsa priste që të dilnin rezultatet e analizave të gjakut. Lehmann më vonë u la i lirë, por nuk ka bërë komente mbi incidentin.
Spieler des BVB ohne Führerschein haben mehr Tradition als @RBLeipzig #Lehmann #Reus pic.twitter.com/JMXlO4pyeJ
— ⓪⓺⓽ (@Vorwahl069) September 25, 2024