17 shtatorin e kaluar, në vetëm 10 minuta aktivizim, Endrick shënoi golin e parë me fanellën e Real Madrid, në Champions League kundër Stuttgart. Sulmuesi brazilian, i cili mbërriti në Spanjë nga Palmeiras këtë verë, por ishte ble nga merengues disa kohë më parë për një tarifë fikse prej 35 milionë euro, do të luftojë për të gjetur hapësirë duke pasur parasysh arsenalin ofensiv në dispozicion të Blancos, por cilësitë e tij tashmë janë parë dhe nuk ka diskutim.
Deri tani ai ka luajtur vetëm 6 ndeshje, gjithmonë si zëvendësues, me kohë loje e cila megjithatë duket e destinuar të rritet sapo 18 vjeçari të fillojë të ketë raportin e duhur me futbollin spanjoll dhe atë europian. E kur impenjimi i tij të jetë më i vazhdueshëm, kush do të mund të përfitojë është ish-klubi i tij, Palmeiras. Në fakt, në kontratën e transferimit te Real Madrid, ka disa klauzola që mund të rrisin në mënyrë dramatike çmimin e kartonit të Endrick. Drejtori teknik i brazilianëve Joao Paulo Sampaio i ka zbuluar për El Chiringuito.
KLAUZOLAT E FSHEHURA NË KONTRATËN E ENDRICK
Sipas asaj që u tha nga drejtori i Palmeiras, Sampaio, kontrata e transferimit të Endrick përfshin bonuse të ndryshme që lidhen me paraqitjet e sulmuesit të ri. Para së gjithash, për çdo 5 gola të shënuar nga 18 vjeçari, Real Madrid duhet të paguajë 1.5 milionë euro brazilianëve. Shuma mund të arrijë deri në 60 milionë në total. Menaxheri shtoi gjithashtu se nëse të gjitha klauzolat e kontratës do të hynin në fuqi, vlera e transferimit mund të arrijë deri në 72 milionë euro.
Siç u përmend, për momentin merengues i kanë paguar “vetëm” 35 milionë euro Palmeiras. Një shifër tashmë e rregulluar nga një tjetër klauzolë në kontratë. Me thirrjen e parë të Endrick në kombëtaren braziliane, një bonus shtesë prej 1.5 milionë euro tashmë është shkaktuar në favor të klubit të Sao Paulos.
Nëse tifozët Blancos shpresojnë në shpërthimin e lojtarit, e sigurtë është se nga ana tjetër e oqeanit është një tjetër klub që bën tifo për të..