Hiqeshin si Brad Pitt për të marrë para, arrestohen 5 persona

Policia në Spanjë ka arrestuar pesë persona të cilët, duke pretenduar se janë Brad Pitt në profile të rreme të krijuara në internet, mashtruan dy gra dhe u morën 325 mijë euro.

“Të arrestuarit kontaktuan gratë nga një faqe e fansave të aktorit fitues të çmimit Oscar dhe i bënë të besonin se kishin një marrëdhënie emocionale me të”, tha në një deklaratë Garda Civile spanjolle.

Duke u paraqitur si Pitt,5 anëtarët e “bandës” i inkurajuan gratë që të investonin në projekte që thjesht nuk ekzistonin. Një prej grave, e cila banonte në Andalusia, investoi 175,000 euro, ndërsa tjetra, 150,000 euro.

Kriminelët kibernetikë, për të kapur viktimat, kishin studiuar rrjetet e tyre sociale dhe kishin bërë një profil psikologjik të tyre, duke zbuluar se të dyja gratë ishin dy persona të pambrojtur dhe në gjendje depresioni”.

“Ata përdorën gjithashtu platforma të tjera për të shkëmbyer mesazhe dhe emaile me dy gratë, derisa arritën në një pikë ku ato besuan se po bisedonin përmes WhatsApp me BradPitt, i cili u premtoi atyre një lidhje romantike”, vijon deklarata.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top