Çerekfinalja mes Gjermanisë dhe Spanjës ishte një nga ndeshjet më emocionuese të Euro 2024, por edhe ajo që krijoi më shumë polemika. Gjatë kohës së dytë të shtesës, një goditje nga Musiala drejt portës së Unai Simón u ndërpre nga krahu i mbrojtësit Marc Cucurella. Megjithatë, gjyqtari Anthony Taylor dhe ai i VAR Stuart Atëell nuk e akorduan penalltinë për vendasit, të cilët më pas u eliminuan me golin vendimtar të Mikel Merino në minutën e 119′.
Pjesa tjetër e kompeticionit pa Spanjën e teknikut De la Fuente të triumfonte, duke ngritur Kupën pasi mposhti Anglinë në finale. Dy muaj pas përfundimit të turneut, Komiteti i Arbitrave të UEFA-s shqyrtoi veprimet e gjyqtarëve dhe pranoi se, në atë rrethanë, vendimi i marrë ndaj Cucurella ishte i gabuar. Arbitrat anglezë e interpretuan në mënyrë të gabuar rregulloren.
“Sipas udhëzimeve të fundit të UEFA-s, kontakti me krahun që ndërpret një goditje drejt portës duhet të sanksionohet më ashpër. Në shumicën e rasteve, kjo çon në dhënien e një penalltie, përveç nëse krahu i mbrojtësit nuk është veçanërisht afër ose ngjitur me trupin. Në këtë rast, mbrojtësi e ka ndalur goditjen me krahun e tij në një pozicion jo natyral, duke rritur kështu volumin e trupit të tij, prandaj do të ishte e saktë të jepej një penallti”, lexohet në raport.
Se la Germania viene eliminata per colpa di questo rigore negato è una ladrata assurda#Cucurella #SpagnaGermania pic.twitter.com/2mV8XRnQLk
— ilcontismo (@ilcontism) July 5, 2024