Mbyllen hetimet për ish-kompleksin Partizani, Berisha të mërkurën paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Kreu i PD-së, Sali Berisha do të paqitet të mërkurën në SPAK për firmosjen e dokumenteve. Së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare.

Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me çështjen, ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ata akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top