Ish-bashkëshorti këshillon Jennifer Lopez: Mos u marto më!

Ojani Noa, ish bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez, ka reaguar së fundmi ndaj ndarjes së saj nga Ben Affleck.

Aktori, i cili finalizoi divorcin nga këngëtarja në vitin 1998 pas më pak se një viti martesë, i kërkoi ish-it të “qëndronte beqare për një kohë” në një intervistë të re për Daily Mail.

“Merr 12 muaj pushim,” u shpreh ai. “Nëse ajo takon dikë të ri, [ajo duhet] ndoshta ta mbajë atë private dhe të mos martohet më.”

Pasi sqaroi se “në asnjë mënyrë” nuk dëshiron të ringjallë romancën e tij me aktoren, Noa këshilloi: “Kur je me dikë, duhet të kalosh kohë cilësore me të dhe të mos mendosh të jesh para kamerës. “Duhet të jesh vetvetja në mënyrë që të gjesh veten,” vazhdoi ai.

Të nesërmen, Lopez u pa duke drekuar me Affleck dhe fëmijët e tyre në Polo Lounge në Beverly Hills, Kaliforni.

Një burim i tha Page Six se çifti u puthën dhe mbajtën duart – por “ende po ecin përpara” me ndarjen e tyre, sipas People. Dyshja u martuan në korrik 2022, me Jennifer e cila paraqiti kërkesën për divorc pak pasi kaluan përvjetorin e dytë të martesës të ndarë.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top