Përmbytjet në Europë, BE: 10 miliardë euro në dispozicion për vendet e goditura

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do të vërë në dispozicion një fond prej 10 miliardë eurosh për të mbështetur vendet anëtare të prekura nga përmbytjet shkatërrimtare të shkaktuara nga stuhia Boris.

“Ne mund të vëmë fillimisht 10 miliardë euro në dispozicion nga fondet e kohezionit për vendet që janë prekur. Ky është reagim urgjent,” tha von der Leyen në qytetin polak të Vroclov, ku u takua me liderët e katër vendeve të goditura nga përmbytjet.

Von der Leyen u shpreh e prekur thellë nga përmasat e dëmeve në rajonet e prekura dhe tha “m’u thye zemra kur pashë shkatërrimet prej përmbytjeve”.

Gjermania i ofron ndihmë ushtarake Polonisë

Gjermania i ofroi Polonisë ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura nga përmbytjet e rënda. Ministria e Mbrojtjes i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se kryeministri polak Donald Tusk e ka pranuar ndihmën nga Gjermania.

Donald Tusk tha për mediat polake: “Nëse shihni ushtarë gjermanë, ju lutemi mos u frikësoni. Ata vijnë për ndihmë. Pra mos kini dyshime,” tha Tusk.

Komentet e tij lidheshin me pushtimin e Polonisë nga Gjermania naziste në vitin 1939, të cilat kanë shkaktuar ndjenjat anti-gjermane që janë ende të pranishme në Poloni edhe sot. Polonia është përballur me përmbytje të mëdha, veçanërisht në jugperëndim, dhe ka dërguar atje aktualisht rreth 16,000 ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura./ DW

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top