Lady Gaga reagon ndaj aludimeve se është burrë

Lady Gaga nuk ndjen se duhet të merret me thashethemet se ajo është një burrë,. Krijuesja e hitit të “Bad Romance” zbuloi pse ajo i shmangej vazhdimisht pyetjeve rreth pretendimit gjatë viteve të para të karrierës së saj.

“Arsyeja pse nuk iu përgjigja pyetjes ishte sepse nuk u ndjeva si viktimë me atë gënjeshtër,” i tha Gaga Bill Gates në serialin e tij të ri, e cila u shfaq në Netflix të mërkurën.

“Por kam menduar: “Po sikur një fëmijë të ‘akuzohet’ për këtë ashtu si një figurë publike…do të ndjente turp”.

Ajo u shpreh se thashethemet nisën në vitin 2010, kur ajo publikoi një foto, e cila u modifikua dhe u bë virale. Të gjithë më thonin: “E di që ka një thashethem se ti je burrë. Ç’do të thuash për këtë?”, tha fituesja e çmimit Grammy.

Gjatë ngritjes së saj në famë, aktorja e “A Star Is Born”, u përpoq të ndryshonte narrativën kur iu bë pyetja.

“Kam qenë në situata ku rregullimi i një thashethemesh nuk ishte në interesin më të mirë të … njerëzve të tjerë,” shtoi artistja duke nënkuptuar se ajo ka reaguar vetëm për zërat që mund të cenonin këndvështrimet që fansat e saj kanë për veten.

Gaga më parë iu shmang pyetjes gjatë një interviste të vitit 2011 me Anderson Cooper.

“Pse dreqin do të humbas kohën time dhe do të jap një deklaratë për shtyp nëse kam apo jo penis?” tha këngëtarja, atëherë 24 vjeçe. “Fansave të mi nuk u intereson dhe as mua”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top