Marotta pa frena pas barazimit të Inter në shtëpinë e City: “Mund të fitojmë Champions”

“Lautaro në pankinë? Ndeshjet zgjasin 95-100 minuta, atëherë kush më mirë se Inzaghi di të vlerësojë kë të vendosë në fushë dhe të marrë vendime? Lautaro ka qenë shumë i impenjuar në javët e fundit. Skuadra është konkurruese, nuk duhet të bëjë lajm nëse luan njëri ose tjetri”. Presidenti i Inter, Beppe Marotta, komenton kështu vendimin e trajnerit të zikaltërve për ta dërguar kapitenin në pankinë në debutimin e tij në Champions League në Mançester kundër City.

“A e kam parë përsëri finalen në Stamboll? Jo, mendoj se është pjesë e së kaluarës. Ne morëm mësimet e duhura nga ajo humbje”, tha Marotta përsëri për Sky Sport. “Merkato duhet të shkojë paralelisht me fillimin e kampionatit, ne kemi shprehur pikëpamjet tona në Lega, e cila është e ndjeshme për këtë gjë. Shpresoj që nga viti i ardhshëm mbyllja e merkatos të përkojë me fillimin e kampionatit. Kjo do të largonte shqetësimet e shkaktuara për klubet”.

 

Marotta më pas u ndal edhe në krahasime dhe rrëfeu mundësinë për ta marrë Haaland kur ishte te Juventus: “Në krahasim me Stambollin jemi një skuadër shumë më e pjekur. Nëse në kokën time ka mundësi të fitoj Champions League? Po sigurisht”. Më pas një prapaskenë në lidhje me merkaton e transferimeve: “Isha afër Haaland kur ai luante në Norvegji, na u sugjerua. Ai erdhi si 15-vjeçar për të parë Juve-Inter në Torino, ishim afër atëherë, por pastaj pati probleme burokratike”.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top