Dua Lipa tregon pse asnjëherë nuk flet për jetën private në këngët e saj

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin 60 Minutes, ku ndau në pika të shkurtra rrugëtimin e saj të deritanishëm në muzikë.

Gjatë kësaj interviste, ajo gjithashtu tregoi pse nuk në këngët e saj nuk flet asnjëherë për jetën e saj private.

“Dëgjova disa shkrimtarë thanë se përmes këngëve tua, ata nuk e kanë ndonjë sens rreth asaj që ti je. Nuk i shpreh dëshirat e tua të brendshme apo frikën më të madhe”, ishte pyetja e gazetarit që i shtroi artistes shqiptare.

Dua më pas potencoi se kjo është diçka të cilën e shmang natyrshëm në krijimet e saj.

“Disa njerëz janë kaq të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t’i nxjerrin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve”, potencoi krijuesja e hitit New Rules.

“Për mua, ishte gjithmonë e rëndësishme të bëja muzikë që njerëzit e duan me të vërtetë, jo sepse po e vendos dikë keq dhe po e kritikoj në publik, apo sepse po e bëj për klikime në kurriz të dikujt tjetër”, deklaroi ajo mes tjerash.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top