Neymar, letër brazilianëve të Real Madrid për t’i paralajmëruar për Mbappè: “Bëni kujdes”

Kylian Mbappé te Real Madrid ishte goditja e madhe e verës. Francezi i është bashkuar organikës së teknikut Ancelotti në ekipin aktualisht më të fortë në botë. Kombinimi duket i destinuar të jetë shkatërrimtar për kundërshtarët, pavarësisht se fillimi i Mbappe nuk ishte ai më i miri, me tre gola të shënuar, dy prej të cilëve me penallti. Një nga pyetjet më të shtruara me ardhjen e francezit në Madrid është se si do të bashkëjetonte ai me yjet e tjerë madrilenë, mbi të gjitha Vinicius. E thashethemet që vijnë nga Franca, për ndërhyrjen e Neymar, sugjerojnë se ai mund ta ketë më të vështirësi se pritej.

NEYMAR I SHKRUAN BRAZILIANËVE TË REAL
Gazetari Cyril Hanouna i Europe 1, një radio franceze, ka zbuluar një prapaskenë: Neymar i ka shkruar një letër brazilianëve të Real Madrid. Sulmuesi i Al-Hilal, që ka ndarë dhomën e zhveshjes me Mbappé nga viti 2017 deri në 2023 te PSG, në fakt ka dashur të paralajmërojë bashkatdhetarët e tij çfarë do të thotë të luash dhe të ndash dhomën e zhveshjes me yllin francez.

Katër lojtarët që e kanë marrë këtë letër janë Vinicius, Rodrygo, Eder Militao dhe Endrick, të gjithë lojtarë që u rritën nën hijen e Neymar dhe, në rastin e Vini dhe Militao, miq personalë të ish-lojtarit të Barcelonës. O’Ney e ka përshkruar kështu eksperiencën Mbappe: “Ndarja e dhomës së zhveshjes dhe fusha me të ishte ferr, një katastrofë”.

TENSIONI MES NEYMAR E MBAPPE
Marrëdhëniet mes Neymar dhe Mbappé u përkeqësuan me kalimin e viteve te PSG, pasi francezi e spostoi brazilianin si yllin e Parisit. Në fakt, kur Mbappé filloi të kishte shumë fuqi në klub dhe në dhomën e zhveshjes, nuk munguan fërkimet me Neymar.

Disa sjellje si brenda ashtu edhe jashtë fushës së ish-lojtarit të Barçës e bënë francezin nervoz dhe në të njëjtën kohë kjo e acaroi Neymar. Në vitet e fundit te PSG, përfshirë ato të përbashkëta me Leo Messi, ka pasur një luftë të hapur mes dy lojtarëve, një luftë e fituar më vonë nga Mbappé kur ai përdori peshën e tij në Francë për të bindur pronarët që ta shisnin Neymar në Arabinë Saudite.

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top