Tonali rrëfehet për periudhën e errët të jetës: “Më parë kisha dy jetë, tani jam i njëjti person”

“Më parë kisha dy jetë, sepse isha shumë i mbyllur në vetvete dhe nuk flisja kurrë me njerëz, as në stërvitje, as me stafin. Tani është krejtësisht ndryshe”. Tani që ka dalë nga tuneli, Sandro Tonali rrëfehet duke përshkruar gjendjen e tij shpirtërore pas përfundimit të skualifikimit për çështjen e basteve. “Çdo ditë është e ndryshme, veçanërisht me stafin dhe shokët e mi, sepse është normale të flasësh çdo ditë, është normale të kesh një marrëdhënie”, tha mesfushori i Neëcastle për Sky Sports U -. Kur mbërrij në fushën stërvitore, jam gjithnjë i njëjti person: me trajnerin, me stafin, me shokët e mi”.

“Para këtyre 10 muajve unë isha dy njerëz të ndryshëm në jetën time dhe në futboll. Dhe tani jam vetëm një person, një”. Ish-lojtari i Milan siguroi se “ndihet mirë” tani që është kthyer të luajë. Në këto muaj “më ka munguar futbolli, më ka munguar stadiumi, të gjitha emocionet në fushë. Por tani – shtoi Tonali – jam kthyer dhe jam kthyer, mendoj, shumë mirë. I gjithë ekipi më ka ndihmuar dhe ishte një surprizë për mua, sepse isha një lojtar i ri. Isha këtu vetëm prej dy muajsh”.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top