Video/ Vllaznisë i anulohet goli në të 87’, Balaj i jep fitoren në të 95’: shembet Teuta, qan rastin e Nasr

Fitore me përmbysje e Vllaznisë në Niko Dovana, 1-2 përballë Teutës, që mbetet sërisht pa asnjë barazim në këtë kampionat. Vendosi Balaj në minutën e 95’, pak minuta pasi VAR i kishte anuluar një gol shkodranëve, duke ndezur polemikat. Teuta pëson humbjen e tretë në kampionat, por Martini qan rastin e humbur nga Nasr me rezultatin të barabartë. Vllaznia i bashkohet kështu Egnatias në krye të renditjes së Superiores pas javës së pestë.

Thomas Brdaric, tekniku i Vllaznisë, i thur elozhe skuadrës së tij, edhe pse nën rreshta ka dhe një kritikë: “Është më mirë për zemrën time të fitojmë si në pjesën e parë. Por është në favorin tonë, edhe në herën e parë kur erdha, që morëm shumë fitore në kohët shtesë. Ne do mundohemi herën tjetër të fitojmë ndeshjen gjatë 90 minutave dhe jo në shtesë”.

Shkodranët dominuan pjesën e parë përballë Teutës, pasi gjetën golin e avantazhit me Malën. Mesfushori veçanërisht i inspiruar shkoi edhe pranë dyfishimit. Teuta reagoi vetëm në pjesën e dytë me aktivizimin e Tomës dhe Nasr, duke vënë në vështirësi të mëdha prapavijën shkodrane. Nasr gjeti barazimin dhe goditi më pas shtyllën, për dëshpërimin e Martinit: “Më vjen keq mënyra si e humbëm ndeshjen. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për ne. Kishim presion dhe panik duke i ofruar atë korne në fund kundërshtarit, janë gjëra të pafalshme. Më vjen keq për pikën. Rasti i Nasr që goditi shtyllën ishte rasti që më ka ngelur më shumë peng”.

Shkodranët gjetën një gol me Matuti i cili më pas u anulua mes protestash. Sidoqoftë, Bekim Balaj shënoi në minutën e 95’ golin e tij të katërt në pesë ndeshje, duke i dhënë fitoren 1-2 Vllaznisë në Niko Dovana përballë Teutës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top