Pas humbjes në Shkodër, Egnatia ka marrë një fitore imponuese në Rrogozhinë, duke mundur 4-0 Bylis. Skuadra e Edlir Tetovës tregoi karakter, duke lënë pas disfatën me Vllazninë e duke treguar gjithë potencialin e tyre. Bylis ishte krejt i pafuqishëm për tu përballur hapur me kampionët në fuqi, edhe pse Egbo kapet me VAR, që legjitimoi golin e 2-0 pas një kontrolli prej 4 minutash.
GOLI ME “DRON”
Në të 36’, në zhvillimet e një goditje dënimi të Ujkës, devijimi me kokë i Xhemajlit i bëri shifrat 2-0 dhe shpresat e Bylis se pozicioni ishte i parregullt morën goditjen fatale pas 4 minutash kontroll, pas të cilave VAR konfirmoi golin. “Nuk është se Egnatia na dominoi gjatë gjithë ndeshjes – shpjegoi tekniku i Bylis -. Tentuam dhe futëm kundërshtarin në presion dhe fituam disa topa që duhej të shfrytëzonim. Po të shfrytëzonim ato raste, ndoshta do të ishte ndeshja e hapur. Por pësuam golin e parë, golin e dytë e kishin parë me dron që nuk e kishin prekur, se ishin 4 lojtarë me pozicion jashtë loje. Pas atij goli ndryshoi ndeshja”.
Në fakt një ndeshje e luajtur hapur, deri në golin e parë të Ahmetaj. Nga ai moment, thuajse u luajt gjithmonë në zonën mike dhe Xhemajli, Ahmetaj (dygolësh) e në fund Ndreca, i dhanë përmasa suksesit të rrogozhinasve.
10 pikë për Tetovën që vazhdon të kërkojë shkëputjen në krye të renditjes. Egnatia pret tashmë e qetë ndeshjet e rivalëve, ndërsa Bylis duhet të ngrihet në këmbë pas një ndeshje për tu harruar. “Nuk ka fitore të lehta, bëmë detyrat tona që i kemi punuar në stërvitje – tha tekniku -. Surprizë ishte që Bylis erdhi shumë lart në presing, megjithatë gjithçka shkoi mirë më pas. Pas golit të 3-të ishin më të qartë për të shkuar drejt portës, por kemi akoma punë për të perfeksionuar skemën”.