Kourtney Kardashian lançon suplementin për humbje peshe

Kourtney Kardashian ka hedhur në treg kapsulat e reja Lemme GLP-1.

Kardashian publikoi në Instagramin zyrtar të kompanisë, ato që disa tashmë i referohen si kapsula të stilit Ozempic.

“Duke prezantuar Lemme GLP-1 Daily,” shkruhej në mbishkrimin e postimit. “Një inovacion i rëndësishëm në shëndetin metabolik, i formuluar për të rritur natyrshëm prodhimin e GLP-1 të trupit tuaj, për të reduktuar oreksin dhe për të promovuar humbje të shëndetshme të peshës.”

Lemme vuri në dukje në një deklaratë zyrtare për shtyp se shumë nga klientët e tyre po kërkonin një zgjidhje GLP-1 “pa efekte anësore”, e cila frymëzoi Kourtney për të formuluar suplementin me bazë bimore.

“Kemi kaluar vite duke punuar me bordin tonë këshillues mjekësor për të formuluar Lemme GLP-1 Daily në suplementin GLP-1 më efektiv dhe më të hulumtuar në treg,” shpjegoi Kourtney.

“Jam e emocionuar dhe krenare për formulimin tonë të fundit që përdor përbërës të studiuar klinikisht dhe të patentuar për të rritur nivelet e GLP-1 në trup, në mënyrë natyrale.”

Funksioni i tyre kryesor është të “ulin nivelet e glukozës në serum dhe në këtë mënyrë të menaxhojnë metabolizmin”, sipas organizatës. Ozempic – një ilaç diabeti i popullarizuar në mesin e të famshëmve për përfitimet e humbjes së peshës – klasifikohet si një agonist GLP-1.

Megjithatë, ndryshe nga agonistët GLP-1 me recetë si Ozempic, Lemme GLP-1 Daily “nuk përmban hormonin sintetik GLP-1 dhe nuk është një ilaç agonist GLP-1”, sqaron një njoftim nga kompania.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top