“Nuk më ka telefonuar, i uroj më të mirat”. Thiago Motta, trajneri i Juventus, hodhi poshtë çdo thashethem për rikthimin e mundshëm te Juventus të Adrien Rabiot, i cili u lirua më 1 korrikun e kaluar pas dështimit për të rinovuar kontratën me Zonjën e Vjetër. Francezi është ende në treg dhe duket se nuk mungojnë ofertat nga Arabia (vetë Cristiano Ronaldo duket se ka lëvizur për ta çuar te Al Nassr). Megjithatë, përgjigja e trajnerit italo-brazilian nuk i ka shpëtuar veshëve të stafit të ish-mesfushorit të PSG-së, që ka dashur të përgjigjet.
Lexo më tej: “Faleminderit për këto 5 vite”. Rabiot, lamtumirë Juventus, tifozët vërsulen: “Mund ta kishe kursyer”
E ka bërë vetë e ëma e Rabiot, Veronique: “Kthimi te Juventus nuk ishte një opsion i marrë në konsideratë – tha ajo për L’Equipe -. Kur marrim vendime, ne marrim përgjegjësinë për to”. Një përgjigje e mprehtë nga menaxherja e mesfushorit, i cili javët e fundit është përafruar edhe me Milan, Liverpool dhe Atletico Madrid. 29-vjeçari u pa në fushë për herë të fundit në Kampionatin e fundit Europian: Deschamps nuk e thirri në ndeshjet e fundit të Nations League, duke e quajtur situatën “të sikletshme”. Sidoqoftë, për momentin, Rabiot futbollin duhet ta shohë nga ekrani… edhe Juventusin.
Juventus : la réponse cash de Véronique Rabiot à Thiago Mottahttps://t.co/7HQEvLzjFq
— Foot Mercato (@footmercato) September 14, 2024