Ilkay Gundogan ka mbetur i zhgënjyer me sjelljen e shfaqur nga dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Barcelona, sipas një raportimi të ri.
33-vjeçari vendosi që të rikthehej sërish tek Manchester City këtë verë pas vetëm një sezoni në La Liga me blaugranasit.
Problemet financiare rreth transferimit të Dani Olmos dhe dëshira për të ulur faturën e pagave, ishin dy arsyet që u thanë si shkak për largimin e reprezentuesit gjerman nga Katalonia.
Presidenti Joan Laporta së fundmi kishte deklaruar se Olmo dhe Gundogan do të okuponin pozitën e njëjtë në fushë se se minutat e tij do të ishin të limituara, megjithatë, tani informacione të reja kanë dalë në dritë.
Sipas gazetarit Joan Fontes, ylli i Manchester Cityt thuhet se ka ‘hatërmbetje’ ndaj dyshes Marc-Andre Ter Stegen dhe Robert Lewandowski.
Ter Stegen besohet se e distancoi vetën shumë nga kolegët e tij, përkundër përgjegjësisë së tij si kapiten i ekipit.
Raporti për më shumë shton se Gundogan ndihet se është lënë anash nga bashkëkombasi i tij duke marrë parasysh personalitetin e tij të zbehtë në zhveshtore.
Për më shumë, 33-vjeçari raportohet se ka pasur pakënaqësi edhe ndaj Lewandowskit, kryesisht për shkak të ‘arrogancës’ së polakut.
Ka pretendime se sjellja e tij ndaj lojtarëve të rinj dhe fokusi i tij vetëm tek vetvetja në vend se të ndihmojë të rinjtë e ka irrituar Gundoganin.