Yuri Kim dhe Escobar 45 minuta në zyrën e Alibeajt. Çfarë u diskutua

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi sot një takim me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i shoqëruar nga ambasadorja, Yuri Kim.

Gazetari Osman Stafa raportoi se takimi zgjati rreth 45 minuta. Alibeaj shoqërohej nga deputeti Gazmend Bardhi Kreshnik Collaku dhe Orjola Pampuri. Po ashtu raportohet se një ndër temat që folën ishte situata politike në vend dhe zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkohë Escobar do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kujtojmë se në qendër të vëmendjes në këtë periudhë janë zgjedhjet e 14 majit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top