Ambasada amerikane për mandatin e Xhaçkës: Istitucionet të respektojnë rregullat dhe ligjet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vendimin e fundit të Parlamentit të për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçës.

Ky shqetësim është ndarë gjithashtu nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, i cili e ka vlerësuar këtë veprim si një cënim të rëndësishëm të ndarjes së pushteteve dhe të funksionimit të sistemit demokratik.

Ambasada e SHBA nënvizoi se qeveria dhe institucionet përkatëse duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe Kushtetutën.

Reagimi i plotë

Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vuri në dukje kryeparlamentari së fundmi, marrja e hapave të nevojshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përgjegjësi thelbësore e Parlamentit dhe është gjithashtu thelbësore për parimin e ndarjes së pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet t’u përmbahen rregulloreve, ligjeve, vendimeve gjyqësore dhe kushtetutës – të gjitha këto janë vendosur për të siguruar që një sistem demokratik të jetë i shëndetshëm dhe i lulëzuar.

Kujtojmë se mazhoranca socialiste ka abstenuar me 65 vota, 9 kanë votuar kundër, ndërsa pro votuan 25 deputetë të opozitës.

9 deputetët që votuan kundër ishin Jurgis Çyrbja, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Petro Koçi, Klodiana Spahiu, Shkëlqzim Bullari dhe Bujar Çela. Në votim nuk mori pjesë kryeministri Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top