Video/ Ze Gomes i jep vendin e parë Elbasanit: Superiorja ka në krye skuadrën e ardhur nga Kategoria e Parë

Elbasani rrëmben vendin e parë, edhe pse në shoqërinë e Partizanit, Egnatias e Vllaznisë, pas suksesit 1-0 ndaj Laçit në javën e katërt të Superiores. Vendosi sfidën një gol i Ze Gomes në pjesën e dytë, që fundos Laçin, ende pa asnjë fitore në kampionat.

Verdheblutë e Bordin luajtën me konfidencë, duke kontrolluar lojën e sidomos mesin e fushës. Laçi e vuajti intensitetin dhe motivimin e verdhebluve dhe rrezikoi në disa raste të pësonte, më flagranti në pjesën e parë ai i Melos, tentativa e të cilit shkoi ngjitur me shtyllën në fundin e pjesës së parë.

Laçi u mundua të ndryshonte sjellje në pjesën e dytë, madje duke rrezikuar të bënte keq në dy raste: Tresën në të 54’ dhe Myrta në minutën e 58’, u ndalën nga reagimi spektakolar i portierit ganez të verdhebluve Abalora. Bordin nga ana e tij kërkoi reagimin e të tijve, që erdhi praktikisht në momentin më të mirë të miqve kurbinas. Ze Gomes goditi saktë me kokë, pas krosimit të Arsen Kasës, duke kaluar në avantazh vendasit në minutën e 72’.

Elbasani mund të kishte dyfishuar edhe shifrat me rastin në minutën e 96’ të Lajthisë, por pavarësisht kësaj tre pikët ishin të salduara për verdheblutë e Bordin, që ngjitet në krye, duke fundosur edhe më keq Laçin e Cungut, ende pa asnjë fitore. 7 pikë për Elbasanin, një surprizë e bukur në këtë fillim kampionati.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top