Betejë në San Siro e larje hesapesh në Bernabeu: Spalleti pa Osimhen ndaj Milan, Lampard sfidon ‘profesorin’

Një përplasje e titanëve të futbollit luhet në skenën kontinentale sonte. Shtatë herë kampionët e Europës Milan, mirëpret Napolin në San Siro në cerekfinalen e parë të Champions. Në ndeshjen tjetër, përplasen dy fituesit e fundit të çmimit më të lakmuar të futbollit në Europë. Në Santiago Bernabeu, trofembajtësit e Real Madrid presin Chelsea, në një ndeshje ku ka hesape për të larë.

MILAN – NAPOLI
Në takimin e parë absolut të skuadrave në Champions, Milan do të synojë të imitojë fitoren e tyre me katër gola në Napoli në fillim të këtij muaji. E kundërta ndodh me vizitorët e tyre, që kërkojnë të vazhdojnë një formë drithëruese në kompeticionin më të rëndësishëm europian. për klube. Por duhet ta bëjnë pa Osimhen.

MILAN
Pasi bëri disa ndryshime në 11-shen e tij fillestare kundër Empolit, Stefano Pioli u bë përsëri i vetëdijshëm për mungesën e forcës në linjat e dyta të skuadrës së tij. Kështu që titullarët e rregullt të Milan duhet të kthehen të gjithë mbrëmjen e sotme. Rafael Leao dhe Olivier Giroud do të rikthehen nga fillimi, me Simon Kjaer dhe Rade Krunic që mund të bashkohen me ta. Brahim Diaz gjithashtu rikthehet në dispozicion, me shpresën për të përsëritur performancën e tij të shkëlqyer kundër Napolit në fillim të këtij muaji. Pierre Kalulu pritet të mungojë me një problem në kofshë, gjë që e lë veteranin Kjaer të luajë me të riun Malick Thiaw për një vend në krah të Fikayo Tomori, në qendër të katërshes mbrojtëse.

NAPOLI
Ndërsa Giroud është golashënuesi më i mirë i Milan në Champions këtë sezon, Napoli ka katër lojtarë që kanë shënuar sa francezi. Victor Osimhen, Piotr Zielinski, Giovanni Simeone dhe Giacomo Raspadori kanë shënuar nga katër gola. Megjithatë, Spalletti duhet të rikuperojë mentalisht nga goditja e hidhur e humbjes së kryegolashënuesit të Serie A. Osimhen është i dëmtuar në kofshë, por edhe zëvendësuesi i tij Simeone është në dyshim, pas goditjes së marrë ndaj Lecce. Nëse argjentinasi nuk mund të rikuperohet për ndeshjen, Raspadori është gati. Sulmuesi ka punuar me grupin me ngarkesë të plotë dhe mund të luajë në majën e sulmit, duke i lënë krahun e majtë Khvicha Kvaratskhelia.

FORMACIONET E MUNDSHËM
AC Milan:

Maignan; Calabria, Tomori, Kjaer, Hernandez; Tonali, Krunic, Bennacer; Diaz, Leao; Giroud

Napoli:

Meret; Di Lorenzo, Kim, Rrahmani, Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Raspadori, Kvaratskhelia

Lexo më tej: Video/ Manchester City ‘dhunon’ 3-0 Bayern në Etihad, Haaland i pandalshëm: Inter magji në Lisbonë

REAL MADRID – CHELSEA
Carlo Ancelotti rigjen përballë ish-klubin e tij, pasi Real Madrid dominoi me një fitore të përgjithshme 6-2 ndaj Liverpool në 1/8. Blues kapërcyen një deficit në ndeshjen e parë, për të mposhtur Borussia Dortmundin 2-1. Tani të dy skuadrat do të jenë në fushën e Bernabeut duke kujtuar përplasjen e 2012. Lampard, tani trajner i Chelsea, atëherë ishte kapiteni i londinezëve që kishin Ancelottin në pankinë.

REAL MADRID
Ekipi mjekësor i Real Madrid është duke u kujdesur vetëm për një lojtar të dëmtuar. Ferland Mendy është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim i pulpës, i pësuar në stërvitje muajin e kaluar. Ai duhet të jetë mungesa e vetme e Blancos për këtë ndeshje. Ancelotti nuk u sikletos nga lënia pushim e disa emrave të mëdhenj në humbjen ndaj Villarreal. Kështu, lojtarë si Luka Modric, Toni Kroos, Eder Militao dhe Eduardo Camavinga – të cilët luajtën plot 90 në të dyja ndeshjet kundër Liverpool – duhet të jenë të gjithë titullarë. E njëjta gjë mund të thuhet për Federico Valverde, i cili goditi me grusht Alex Baena të Villarreal pas ndeshjes. Shkak u një koment personal që 21-vjeçari bëri ndaj uruguajanit, edhe pse Baena e ka mohuar fuqishëm. Villarreal ka konfirmuar se Baena ka paraqitur një ankesë në polici, por nuk ka asgjë që sugjeron se Valverde nuk do të jetë në dispozicion.

CHELSEA
Sa i përket Chelsea, Mason Mount rikthehet nga një pezullim në Champions League, por një përsëritje e problemit në abdominale e bëjnë anglezin në dyshim të madh për betejën në Bernabeu. Armando Broja dhe Thiago Silva i bashkohen Mountit me dëmtimet e tyre përkatëse në gju. Cesar Azpilicueta nuk është kthyer ende nga dëmtimi i tij i rëndë në kokë dhe kuarteti i Benoit Badiashile, Pierre-Emerick Aubameyang, Noni Madueke dhe David Datro Fofana nuk janë pjesë e skuadrës së Blues në Ligën e Kampionëve. Ankthi u rrit kur N’Golo Kante mungoi në skuadrën për t’u përballur me Wolves. Por mungesa e francezit ishte thjesht masë paraprake pas kthimit të tij nga një problem muskulor. Kante mund të presë një rikthim të shpejtë si titullar, së bashku me heroin e Dortmundit, Ben Chilwell.

FORMACIONET E MUNDSHËM
Real Madrid:

Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Chelsea:

Kepa; James, Fofana, Koulibaly, Chilwell; Kovacic, Fernandez, Kante; Sterling, Havertz, Felix

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top