Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi vendosi në seancën e sotme “dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”.
Vendimi vjen pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, dhe i hap rrugë betimit të tij. Vangjel Tavo doli fitues nga zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria. Zgjedhjet u zhvilluan pas KQZ vendosi t’i heqë mandatin Fredi Belerit, i cili ishte në burg për korrupsion në zgjedhje.