Safet Gjici shtrohet me urgjencë në spital

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është detyryar që të lërë ambientet e qelisë ku vuan dënimin, për skandalin seksual me Alma Kaçin dhe të shtrohet në spital. Bëhet me dije se prej rreth një jave Gjici është shtruar në spitalin privat Hygeia në Tiranë.

Burimet gjithashtu theksojnë se Gjici ndodhet në katin e katërt të spitalit në pavionin e Patologjisë. Po ashtu theksohet se familjarë të Gjicit janë parë teksa kanë shkuar për të vizituar ish-kryebashkiakun në spital. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Gjicit, por momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve për 24/7.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet./ Dosja.al

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top