“Kam vetëm tre lojtarë që kanë luajtur në Superiore”: mister X, Shkëmbi gjen alibi për barazimin

“Na vjen keq, se për pak sekonda po fitonim. Në 30 minutat e para kemi gabuar shumë, nuk kemi qenë skuadra që kemi qenë në stërvitje e që duam të jemi, që kemi qenë në shumicën e kohës deri tani”. Bledi Shkëmbi nuk e fsheh mërzinë që i shpëtoi nga duart fitorja e parë në kampionat pikërisht në minutën e pestë shtesë. Për Tiranan katër barazime në katër” “E vërtetë, kemi pësuar gola naivë, sidomos me Egnatian por edhe sot. Sidomos dy golat sot ishin shumë naivë. Ndoshta ka të bëjë eksperienca në ato momente, sidomos në sekondat e fundit”.

Shkëmbi e gjen alibinë, duke iu referuar golit të shënuar nga Ruçi, që gjeti të pavendosur mirë një skuadër që duhet të menaxhonte fitoren vetëm për pak minuta: “Është edhe eksperienca. Unë nuk justifikohem por ka në fushë vetëm 3 lojtarë që kanë luajtur në Superiore. Patjetër do të na duhet pak kohë për të qenë më kompakt e për të patur pak më shumë eksperiencë”.

Shkëmbi pastaj sqaroi edhe situatën me Haxhiun: “Asnjë problem, ka qenë vendim taktik, por Abel ka bërë dy ndeshjet e para goxha te mirë, ka dhënë pritshmëritë e tij. Unë e njoh Haxhiun shumë mirë që te Dinamo, ai na jep diçka me tepër nga lojtarët e tjerë. Por atij i kërkoj më shumë, nuk duhet të jetë fragmentar gjatë lojës. Nëse ai e Ndreca vazhdojnë kështu, ne dimë që mund të bëjnë ndryshimin”, e mbylli Shkëmbi.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top