Dueli ndaj Gjeorgjisë, ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Nations League.

Ndeshja kundër Gjeorgjisë që do të zhvillohet në “Air Albania”, do të startojë në orën 20:45. Trajneri Sylvinho nuk pritet që të ndryshojë shumë gjëra nga ndeshja me Ukrainën përsa i përket formacionit startues. Megjithatë, në mendjen e trajnerit brazilian është vetëm një mëdyshje, e cila ka krijuar një lloji balotazhi.

Hysaj apo Balliu? Kjo është dilema e vetme që ka Sylvinho përsa i përket krahut të djathtë të mbrojtjes. Ndërsa pjesa e tjetër e ekipit nuk pritet që të ndryshojë.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

SHQIPËRIA: Strakosha: Hysaj/Balliu – Ismajli – Kumbulla – Mitaj: Ramadani – Asllani – Laçi: Bajrami – Asani – Manaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top