Rama spastron PS-në: Deputetët e vjetër do jenë në listën e hapur

Në nisje të Asamblesë Kombëtare të PS, Edi Rama deklaroi deputetët socialistë me më shumë se një mandat do të jenë në garë të hapur, teksa të rinjtë do të jenë pjesë e listës së mbyllur.

“Sot hapim një kapitull të ri të kësaj partie. Nisemi drejt përballjes për një mandat të katërt të PS, pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati skuadra e re përfaqësuese për Shqipërinë 2030. Deputetët me më shumë se një mandat, pa përjashtuar dhe drejtuesit e qarqeve, të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerë. Në listën e mbyllur do të jenë pak prej tyre me detyra specifike. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetë me vetëm me një mandat dhe të rinj dhe të reja që do të jenë në këtë listë”, tha Rama.

Kjo metodë është përzgjedhur nga Rama siç duket pë të larguar nga lista e fituesve të atyre që kanë vite që kontribuojnë në këtë parti dhe që shpesh herë kanë qenë kundër sjellje të kreut te qeverisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top