Video/ Festë e çmendur kuqezi në Pragë, Duka shënjestron Gjeorgjinë: “Aspak e pathyeshme”

Në Pragë ka qenë një mbrëmje e ndezur me ngjyrat kuqezi. Shqipëria ka triumfuar 1-2 me përmbysje përballë Ukrainës, në debutimin në Grupin 1 të Ligës B të Nations League. Kuqezinjtë e teknikut Sylvinho zhvleftësuan golin e Konoplia me realizimet në pjesën e dytë të Ismajlit dhe Asanit, duke entuziazmuar edhe presidentin e FSHF-së Armand Duka, që rrallë zbilancohet në deklarata: “Suksesi plotësisht i merituar sot në Prage me Ukrainën në nisjen e Ligës së Kombeve konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës sonë për të shkuar shumë larg!”, reagoi Duka në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Numri 1 i Federatës rriti dozën e euforisë më pas: “Jemi Shqipëria që vijon të akumuloje forcë e respekt tek çdo kundërshtar! Shumë shpejt na vjen në Tiranë Gjeorgjia që trembi me fitoren e parë sot. Me pak më shumë kujdes në fushë do të vijojmë të prodhojmë sukses e rezultat me këtë ansambël kuqezi që është destinuar të na rifalë të tjera emocione të forta si ato të para pak muajve!”.

Emocione si ato që shpërthyen në Epet Arena, menjëherë pas fërshëllimës së trefishtë. Lojtarët dhe stafi teknik, vrapuan të gjithë së bashku për të kërcyer dhe kënduar poshtë sektorit ku qëndronin tifozët kuqezi, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top