Liga e Kombeve/ “Ringjallet” Italia, ekipi i Spallettit mposht Francën me përmbysje

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, ku u shënuan në total plot 15 gola.

Padyshim që vëmendja ishte te supersfida mes Francës dhe Italisë. Pas paraqitjeve zhgënjyese në Kampionatin Europian, Italia rikthehet të bindë dhe këtë e ka bërë me një fitore 1-3 në Paris kundër “Gjelave”.

Vendasit shënuan të parët me Barkola në sekondën e 13-të, ndërkohë që kombëtarja e Spaletit përmbysi mes spektaklit, duke triumfuar në fund me rezultatin 1-3, falë golave të Dimarkos, Fratezit dhe Raspadorit.

Në duelet e tjera, spikasin triumfet e Belgjikës, Islandës dhe Rumanisë, ndërkohë që dy sfida, ajo mes Sllovenisë dhe Austrisë si dhe Uells-Turqi u mbyllën në barazim.


“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top