Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtori të RTSH-së. Peza ia ka dorëzuar aktin e dorëheqjes së tij Këshillit drejtues të RTSH-së pas mbajtjes së pozicionit prej më shumë se një viti, nga qershori i vitit 2023.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza u zgjodh Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar më 13 qershor. Në periudhën 2013-2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë. Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave.