Ndryshojnë rregullat për të marrë pasaportën shqiptare. Drafti i ri prek edhe lejet e qëndrimit

Shtetasit nga vendet e BE-së dhe SHBA-së duhet të jetojnë apo punojnë në vendit tonë për të paktën 5 vite, për t’u bërë shtetas të përhershëm. Në ligjin e ri, për shtetasit e huaj parashikohen dhe përjashtime në rast pensioni apo aksidentesh.

Kushtet e lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj në Shqipëri do të ndryshojnë.

Në ligjin e depozituar për konsultim publik, parashikohet që shtetasit nga vendet e BE-së dhe SHBA-së duhet të jetojnë apo punojnë në vendit tonë për të paktën 5 vite, për t’u bërë shtetas të përhershëm.

Por në ndryshimet e reja parashikohen dhe përjashtime.

Një person i huaj nga vendet e Bashkimit Evropian, zona Shengen apo SHBA që janë në prag të pensionit dhe kanë kontribuuar për të paktën 12 muaj në vendin tonë, mund të pajisen me lejen e përhershme.

Lehtësim do të ketë edhe në rastet kur një person që ka punuar për 2 vite, shpall paaftësinë për të punuar.

Në këto raste përfshihen aksidentet në punë apo një sëmundje që mund t’i ketë ardhur për shkak të profesionit.

Kushte për leje qëndrimi do të ketë dhe për studentët e huaj.

Ata do të mund të lëvizin në vendin tonë për një vit, ndërsa do t’i lejohet dhe e drejta e punësimit duke respektuar limitin maksimal të 15 orëve në javë.

Studentët e huaj, gjithashtu, do të mund të zgjasin afatin e tyre të qëndrimit në Shqipëri, deri në përfundimin e shkollës./Ora News

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top