Përgatitjet për Ligën e Kombeve, Uzuni, Asani dhe Mitaj i bashkohen Kombëtares

Kombëtarja shqiptare ka plotësuar radhët e saj me tre futbollistë të tjerë gjatë ditës së sotme, pasi grupit në stërvitje i janë bashkuar edhe Myrto Uzuni, Jasir Asani dhe Mario Mitaj.

Vetëm Enea Mihaj nuk është stërvitur ende me kuqezinjtë, pasi ka mbërritur sot në vendin tonë dhe është lënë pushim nga stafi i Kombëtares.

Në seancën e sotme stërvitore, me grupin ka qenë edhe Adrian Bajrami, i cili ka kaluar nga përfaqësuesja U21 te ajo A pas dëmtimit të Gjimshitit.

Por ai nuk ka qenë i vetmi lojtar i Shpresave i pranishëm në stërvitjen e pasdites të Kombëtares A. Silvinjo ka përdorur gjatë kësaj seance stërvitore edhe Feta Fetain, Marcelino Prekën, Adrion Pajazitin dhe Stiven Shpendin.

Këta futbollistë nuk do të jenë pjesë e Kombëtares në këtë grumbullim, por trajneri Silvinjo i ka përdorur për të plotësuar grupin në ushtrimet e ndryshme apo në testet brenda skuadrës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top