Mbyllet merkato e verës në futboll, FIFA publikon raportin e shpenzimeve

Pas përfundimit të merkatos së verës, FIFA ka publikuar raportin me shifrat zyrtare të transferimeve nga klubet në të gjithë botën.

Nga gjysmën e parë të vitit 2024, në futbollin e meshkujve janë shpenzuar një total prej më shumë se 6.4 miliardë dollarësh, një rekord shpenzimesh, apo e thënë ndryshe shuma e dytë më e lartë ndonjëherë në historinë e transferimeve.

Mbi 10,900 transferime ndërkombëtare janë regjistruar në futbollin profesionist për meshkuj në mbarë botën, një rekord i të gjitha kohërave. Klubet angleze edhe këtë vit kryesuan si gjithmonë duke shpenzuar më shumë se 1.6 miliardë dollarë.

Numri më i madh i transfertave të ardhura u krye nga klubet nga Anglia, të ndjekura nga klubet nga Brazili dhe Portugalia.

Rekord regjistroi dhe futbolli i femrave që në këtë vit janë shpenzuar 6.8 milionë dollarë për transferimet ndërkombëtare, më shumë se dyfishi i shumës së shpenzuar në merkaton e dimrit.

Skënderbeu bën afrimin e fundit në merkato, prezanton sulmuesin nigerian
Zyrtare/ Vllaznia përforcon sulmin, firmos me 21-vjeçarin afrikan
Përveç kësaj, më shumë se 1,100 transferime ndërkombëtare u regjistruan në futbollin profesionist të femrave në mbarë botën, 30 % më shumë se në vitin 2023.

Në janar 2025, FIFA do të publikojë një analizë të thelluar të karakteristikave të transfertave ndërkombëtare të kryera gjatë vitit kalendarik 2024.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top