Mblidhet nesër Kryesia e PD, nga diskutimet e strategjisë së aksionit opozitar të vjeshtës e deri te çështjet e brendshme

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e nesërme. Këtë lajm e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ky i fundit, me anë të një mesazhi dërguar anëtarëve të Kryesisë, ka dhënë detaje nga mbledhja që pritet të mbahet.

Në mesazh bëhet me dije se në mbledhje pritet të ketë diskutime rreth strategjisë se aksionit opozitar të vjeshtës, diskutime për çështje te brendshme organizative dhe të tjera.

“Përshëndetje miq. Ditën e Mërkurë dt 4 Shtator ora 18.00 do zhvillojmë mbledhje të Kryesisë me rend dite:
1-Diskutime rreth strategjisë se aksionit opozitar të vjeshtës.
2- Çështje te brendshme organizative.
3-Te tjera”, thuhet në mesazhin e Nokës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top