Kombëtarja humbet edhe Gjimshitin, kapiteni dëmtohet në stërvitjen e parë

Që në ditën e parë të grumbullimit thuajse të plotë të kombëtares kuqezi, vijnë lajme jo të mira për trajnerin Sylvinho.

Në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar mes lojtarëve të skuadrës është dëmtuar kapiteni Berat Gjimshiti.

Flitet për një tërheqje muskulare, duke qenë se gjithçka në këtë seancë stërvitore ka qenë me dyer të mbyllura, përveç 15 minutave të para të nxemjes.

Në vend të tij trajneri Sylvinho ka thërritur mbrojtësin e kombëtares U21, që ndodhet gjithashtu në grumbullim për ndeshjet e kësaj grupmoshe, Adrian Bajramin, 22-vjeçarin që aktivizohet tek Benfika B në kampionatin portugez.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky dëmtim i Gjimshitit, por që nga shenjat e para duket se kapiteni kuqezi dhe futbollisti i Atalantës mund të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve atë përballë Ukrainës më 7 shtator ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë në gjendje për të qenë i gatshëm në ndeshjen e dytë, atë ndaj Gjeorgjisë më 10 shtator në Tiranë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top