‘Vendet që kufizohen me Ukrainën e kanë për detyrë të rrëzojnë raketat ruse’, thotë ministri evropian

Polonia dhe shtetet tjera që kufizohen me Ukrainën kanë “detyrë” ti rrëzojnë raketat ruse ka thënë Ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslaw Sikorski, transmeton Gazeta Metro.

Deklarata vjen një javë pasi presidenti ukrainas Zelenskyy u bëri thirrje shteteve evropiane që ti bashkohen mbrojtjes ajrore ukrainase ndaj raketave dhe dronëve rus ashtu siç vendet perëndimore dhe ato arabe bënë për Izraelin kur e sulmoi Irani në prill.

Në një intervistë për Financial Times, Sikorski tha se Polonia dhe shtetet tjera që kufizohen me Ukrainën kanë për “detyrë” të rrëzojnë raketat ruse para se të hyjnë në hapësirën territoriale të këtyre shteteve pavarësisht kundërshtimit të NATO-s.

NATO kundërshton një politikë të tillë pasi e sheh si përfshirje të drejtëpërdrejtë të tyre në Ukrainë dhe i shmanget një përplasjeje direkte me Rusinë.

Sikorski tha për FT se obligimet ndaj NATO-s nuk nënkuptojnë se vendet anëtare mund të kenë politika individuale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top