Shënojnë Harry Kane dhe Muller, Bayern Munich mposht pastër Freiburg

Bayern Munich ka mposhtur Freiburg me shifrat 2-0 duke marrë kështu fitoren e dytë radhazi në Bundesligë.

Sfida u zhbllokua nga Harry Kane në minutën e 38-të nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa shifrat u dyfishuan nga Thomas Muller në të 78-ën.

Bayern ka 6 pikë dhe aktualisht është në vendin e dytë. Freiburg gjendet në mesin e tabelës me 3 pikë.

Në ndeshjen tjetër në program të Bundesligës, Heidenheim ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 kundër Augsburgut duke mbajtur vendin e parë falë golaverazhit më të mirë ndaj Bayernit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top