Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, nuk e bëri dramë humbjen 3-0 në kampionat ndaj Liverpool. Në prononcimin për ndeshjes, tekniku holandez, deklaroi se po ndërtohet një skuadër e re dhe u shpreh besimplotë se do të përmirësohen në të ardhmen.
Ten Hag u shfaq i bindur, duke thënë se ekipi i tij do të synojë fitimin e trofeve.
“Ne po ndërtojmë një ekip të ri. Dy lojtarë i kemi marrë vetëm në fillim të sezonit. Do përmirësohemi në të ardhmen. Jam i bidnur se në fund të sezonit do të kemi mundësinë për të fituar trofe.”
Casemiro ishte një nga më të kritikuarit pas ndeshjes, por trajneri i doli në krahë, duke thënë se do të japë një kontribut për ekipin.
“Casemiro shpesh ka treguar se është i mrekullueshëm. Të gjithë kemi parë momente të shkëlqyera prej tij. Imagjinoni vetëm që ai ka fituar gjithçka në karrierë. Do të vazhdojë të japë kontribut për ekipin tonë.”, deklaroi Ten Hag.