Rama mbledh sot qeverinë në Dajt, cili është fokusi i diskutimeve

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Dajt, për të nisur sesionin e ri politik, pas përfundimit të pushimeve verore.

Fokusi pritet që të jetë analiza e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim. Në takim do jenë pjesëmarrës ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. Mbledhja që pritet të nisë në orën 10:00, do të mbarojë në orën 18:00.

Ndërkohë pas një jave më 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime të thella në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top