Interi ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit argjentinas, Tomas Palacios nga Independiente Rivadavia.
Nerazzurrët kanë shfrytëzuar ditën e sotme (e shtunë) për të konfirmuar transferimin e fundit të afatit kalimtar veror.
Bëhet fjalë për mbrojtësin argjentinas, Tomas Palacios, i cili u zyrtarizua sot nga faqja zyrtare e Nerazzurrëve.
“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se Tiago Tomas Palacios i është bashkuar Nerazzurrëve nga Independiente Rivadavia”.
“Mbrojtësi argjentinas, i lindur në vitin 2003, ka nënshkruar për klubin në mënyrë të përhershme”, thuhet në njoftimin e Interit.
Palacios thuhet se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Interit, ndërsa transferimi i tij ka kushtuar 6.5 milionë euro.
Oficial ⚫✍️#ForzaInter #WelcomeTomas pic.twitter.com/UM6UQhGR9t
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 31, 2024
Tomas Palacios shares all his emotions with his first words as an Inter player ️#ForzaInter #WelcomeTomas
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 31, 2024