Jennifer Lopez shfaqet në publik pas ndarjes nga Affleck

Jennifer Lopez është parë së fundmi në rezidencën e saj në Beverly Hills teksa përgatitet të shesë pronën prej 68 milionë dollarësh që dikur ndante me Ben Affleck. Prona, të cilën ata e blenë së bashku në maj 2023 për 60 milionë dollarë, është kthyer në një kujtesë të rëndësishme të marrëdhënies së tyre, e cila tani ka përfunduar.

Burimet kanë thënë për PEOPLE se ndarja ka qenë emocionalisht e vështirë për Lopez, e cila thuhet se është e zhgënjyer nga mënyra se si kanë shkuar gjërat.”Ajo dhe Beni blenë shtëpinë për të gjithë familjen. Është shumë e madhe për të dhe gjithashtu e mbushur me shumë kujtime.”

Jennifer bëri kërkesë për divorc nga Affleck më 20 gusht, duke renditur datën e ndarjes së tyre si 26 Prill, dy vjetorin e martesës së tyre në Gjeorgji. Çifti e ka kaluar pjesën më të madhe të verës të ndarë, mes spekulimeve në rritje për lidhjen e tyre.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top